Zyrtare/ Chelsea ‘kyç portën’, londinezët sigurojnë portierin nënkampion të botës 30/08 10:50
Alison Ramses Beker, portieri 25-vjeçar i Romës dhe një nga zbulimet e këtij sezoni, do të jetë ai që do të mbajë shiritin e kapitenit të Brazilit këtë të premte ndaj Rusisë, në miqësoren e Moskës.
Ai do të përfitojë nga një model i diskutueshëm rotacioni që trajneri i kombëtares braziliane po aplikon te skuadra e tij.
Portieri do të jetë kapiteni numër 15 në 18 ndeshjet e fundit të përfaqësueses “carioca” nën drejtimin e trajnerit Tite.
Top Channel