Policia turke arrestoi 11 shtetas shqiptarë dhe sekuestroi 1,1 ton kanabis pas një operacion masiv në Turqi.
Pas gjashtë muajsh hetime, policia u hodh në veprim njëkohësisht në disa qytete si Stamboll, Mugla, Bodrum dhe Milas.
Sasia e kanabisi u gjet në Milas në një magazinë uji. Mes të arrestuarve shqiptarë është edhe kreu i organizatës kriminale që nga autoritetet turke është identifikuar si shtetasi shqiptar Met Kanani.
Policia turke thotë se Kanani ndiqej prej kohësh dhe konsiderohej si një baron shqiptar droge, madje njihej edhe me nofkën Met Shqiptari. Autoritetet turke publikuan pamje nga operacioni ku shfaqet edhe sasia e sekuestruar e drogës.
Rreth 250 oficerë policie morën pjesë në operacionin e shtrirë në disa zona të vendit kundër organizatës kriminale që përdorte atë që njihet si rruga e Ballkanit për trafikun e tyre. Mediat vendase raportojnë se policia ndoqi dhe përgjoi të dyshuarit për disa muaj derisa zbuloi shtrirjen e rrjetit kriminal e më pas vendosi të ndërhyjë.
Top Channel