Shkodra nuk njihet vetëm si qyteti i artit e kulturës, por edhe i krapit të liqenit të saj.

Përmbytjet e fundit në këtë zonë janë shndërruar në tragji-komike. Bashkë me ujin në rrugët periferike të qytetit ka dalë edhe peshku.

Disa banesa janë përmbytur, ndërsa të tjera kërcënohen. Por përmbytja këtë herë ka krijuar një situatë të çuditshme në qytetin e Shkodrës. Ndërsa intervistonim një banore të zones në asfalt kanë filluar të dalin peshqit.

“Ça të bëjmë, po mbledhim peshk”, thonë ata.

Top Channel