Stuhia shkatërron serat në Urën Vajgurore, era hedh në tokë të mbjellat

21/03/2018 14:26

Moti i keq me stuhi ere ka shkatërruar serat në shume fshatra të Urës Vajgurore. Qindra hektarë me sera dhe të mbjella janë dëmtuar gjatë këtyre ditëve.

Florian Qalliu nga Poshnja tregon se gjithë paratë që ka fituar në emigrim i shpenzoi në tokën e tij, por era ka shkatërruar gjithçka, ndaj ai bën apel për ndihmë.

“Më janë dëmtuar dy dynym tokë që kishim nga reforma. I bëra serë me të ardhurat ca kishim grumbulluar, kemi marrë dhe kredi. Kjo fatkeqësi që na ndodhi na e shkatërroi, serrën e kihsim prodhim për dhjetë ditë dilte prodhimi. Fati jonë i keq. Jemi në rrugë të madhe, kredinë e kemi. Ata të kredisë nuk duan tia dijnë. Më ka vajtur komplet 23 milionë lekë. Apeli është të na ndihmojë shteti”, thotë Qalliu.

Arben Gllava pohon se paratë për ndërtimin e serave i ka marrë me kredi dhe tani gjithçka shkoi dëm.

Në fshatin Poshnjë të Ures Vajgurore llogariten mbi njëqindmilionë leke dëme në sera dhe të mbjella.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA