Skënderbeu do të këmbëngulë deri në fund për pafajësinë ndaj akuzave për trukime dhe dënimin e marrë nga UEFA, që sipas klubit korçar është i pamerituar.

Këtë të mërkurë u zhvullia seanca dëgjimore në Komisionin e Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s, lidhur me procedimin disiplinor për manipulimin e rezultateve. Në këtë seancë kanë qenë të pranishëm përfaqësuesit ligjorë të ekipit kryesues të Superiores, që kanë argumentuar mospërfshirjen dhe pafajësinë e plotë të klubit në veprimtaritë e pretenduara nga Inspektorët e Disiplinës.

Duke marrë në konsideratë natyrën e konfliktit, specifikën që paraqet gjykimi disiplinor në organet juridike të UEFA-s, e veçanërisht ekzistencën e një marrëdhënieje institucionale ndërmjet organit të akuzës dhe të gjykimit, Klubi i Futbollit Skënderbeu ka bindjen e plotë se strategjia e ndjekur nga bashkëpunëtorët tanë do të japë rezultate të kënaqshme në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Sipas Skënderbeut, procesi gjyqësor për çështjen në fjalë është në fazën fillestare të tij dhe se Klubi i Futbollit Skënderbeu është i gatshëm të mbrojë investimet dhe punën disavjeçare në të gjitha shkallët e gjykimit.

Skëndërbeu rrezikon një penalizim të rëndë prej 10 vitesh pezullim nga aktivitetet ndërkombëtare, kjo bazuar në pretencën e inspektorëve. Sipas kërkesës drejtuar Komisionit të Apelit kërkohet një përjashtim prej 10 vitesh nga aktivitetet ndërkombëtare të skuadrës shqiptare dhe një gjobë prej një milion eurosh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA