Shpresat/ Dëmtohet Selmani, e zëvendëson portieri i Flamurtarit

21/03/2018 23:42

Portieri i Laçit, Gentian Selmani nuk ia ka dalë të vihet në dispozicion të trajnerit të Shqipërisë U-21, për takimet eliminatore me Sllovakinë, për shkak të një dëmtimi.

Djaloshi i talentuar ka udhëtuar në Serbi për t’u trajtuar nga fizio-terapistja e famshme, Marjana, ndaj Alban Bushi ka menduar menjëherë për zëvendësuesin e tij.

Trajneri i Shpresave ka ftuar portierin e Flamurtarit Edmir Sali, i cili po luan titullar pas dëmtimit të Andis Nurkoviçit.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit vlonjat, që ka njoftuar se portieri i ri ka udhëtuar për t’iu bashkuar grumbullimit të skuadrës së Bushit.

Top Channel