Napoli kundër Lecce, frikë për Bandën, goditet me top në gjoks dhe rrëzohet pa ndjenja. Lecce: “Ai është mirë.” 14/03 22:28
Portieri i Laçit, Gentian Selmani nuk ia ka dalë të vihet në dispozicion të trajnerit të Shqipërisë U-21, për takimet eliminatore me Sllovakinë, për shkak të një dëmtimi.
Djaloshi i talentuar ka udhëtuar në Serbi për t’u trajtuar nga fizio-terapistja e famshme, Marjana, ndaj Alban Bushi ka menduar menjëherë për zëvendësuesin e tij.
Trajneri i Shpresave ka ftuar portierin e Flamurtarit Edmir Sali, i cili po luan titullar pas dëmtimit të Andis Nurkoviçit.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit vlonjat, që ka njoftuar se portieri i ri ka udhëtuar për t’iu bashkuar grumbullimit të skuadrës së Bushit.
Top Channel