Dy të rinj janë shpallur në kërkim nga policia e Fierit, pasi kanë qëlluar me armë ndaj efektivëve.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e të martës, në afërsi të varrezave të fshatit Baltëz të Fierit. Policia është njoftuar nga banorët e zonës për të shtëna me armë, dhe kur ka shkuar në vendngjarjë ka konstatuar ata duke bërë qitje.
Dy të rinjtë u larguan menjëherë, duke qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë.
Në vendngjarje u sekuestruan 4 gëzhoja në cilësinë e provës materiale. “Nga hetimet e kryera dhe nga informacionet e mara në rrugë operative, u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e 2 autorëve të dyshuar, shtetasve H.M dhe K.M”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Fierit.
Policia po punon për kapjen dhe arrestimin e tyre.
Top Channel