Pogba e nis përshkrimin e Messit nga… gjatësia

21/03/2018 16:57

Paul Pogba dha një intervistë për “TyC Sport”, ku mes të tjerash u pyet se çfarë mendonte për Messin.

Mesfushori francez e nisi përshkrimin e tij duke folur për shtatlartësinë e argjentinasit.

“E pashë për herë të parë në finalen e Champions League. Ishte i shkurtër. E dija që ishte i shkurtër, por kur e pashë nga pranë… Nejse, Messi dhe futbolli janë një gjë. Unë e admiroj. Bën gjëra që nuk i bën njeri tjetër. Është special, i pabesueshëm”, tha Pogba.

Top Channel