Një çift që gatuan rusisht “Në shtëpinë tonë”…

21/03/2018 15:05

Supa oroshka, me qumësht dhe që shërbehet e ftohtë, sallata e famshme Oliver, supa borsh, apo bifteku Stranganov dhe pastat Pelimenji tingëllojnë si të padëgjuara për publikun shqiptar.

Ato janë të gjitha gatime të traditës ruse e cila ka qenë tema kryesore “Në Shtëpinë Tonë”, emisionin e çdo paraditeje në Top Channel. Prezent në studion e këtij emisioni ishin Shkëlzen dhe Svetlana Sharavolli, një çift shqiptaro-rus të cilët prej vitesh jetojnë në Shqipëri.

Ndërsa kanë gatuar dhe servirur në pjata shijet më të veçanta të traditës ruse ta kanë ndarë më publikun edhe eksperiencat e tyre në këtë fushë, duke treguar çfarë e ndan dhe çfarë e bashkon kuzhinën ruse me atë te vendeve të tjera.

Shkëlzeni tregon se gatimet ruse në fillim duket sikur nuk janë shumë tërheqëse për shijet shqiptare. Por pasi i ke provuar disa herë fillon të biesh në dashuri me to. Dhe duke qenë se dashuria vjen nga stomaku, ai përfundoi duke u martuar më Svetlanën të cilën në fillim e ka njohur si një tursite ruse e cila kishte vizituar Shqipërinë më familjen e saj.

 

Ndërkohë për Svetlanën martesa me Shkëlzenin dhe vendimi për të jetuar në Shqipëri nuk e ka bërë atë të largohet aspak nga traditat e vendlindjes së saj. Në shtëpinë e tyre ata përgatisin më shpesh gatime ruse se shqiptare. Jo vetëm kaq, por edhe Shkëlzeni tashmë ka mësuar shumë receta të kësaj tradite dhe këtë ata e dëshmojnë duke gatuar së bashku në emision.

Mënyra e të ushqyerin tek shqiptarët është ndikuar shumë nga kultura të tjera sidomos pas viteve 90. Restorantet e traditave italiane, japoneze, indiane, spanjolle etj, janë tashmë prezente në shumë prej qyteteve tona, por nuk dëgjohet shumë të flitet për kuzhinën ruse. Por bisedat dhe gatimet në studion e ‘Në Shtëpinë Tonë” sollën në kujtesën e publikut shqiptar edhe receta nostalgjike nga e kaluara komuniste e Shqipërisë por edhe receta të reja të padëgjuara më parë që i përkasin traditës ruse.

Top Channel