Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidentit të rëndë rrugor të ndodhur në Komsi të rrethit të Matit.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00 në vendin e quajtur “Lapidari” të kësaj njësie administrative.
Sipas policisë, në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë dhe nga përplasja ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes shtetasi me inicialet G.H, rreth 29 vjeç, ndërsa shtetasi A.B., rreth 35 vjeç, banues në Komsi ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Traumës në Tiranë.
Drejt Tiranës është nisur edhe 18-vjeçari me inicialet E.H., edhe ky banues në Komsi.
Policia thotë se drejtuesi i mjetit që ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një makinë tip “Opel” dhe po vijon puna për identifikimin e autorit dhe shkaqet e aksidentit të rëndë.
Top Channel