PDK i kërkon presidentes së re të kthejë Ligjin për Specialen në Kuvend, Justina Shiroka Pula pritet të marrë vendimin Me një votim rrufè, të bërë të mundur vetëm pas përjashtimit nga salla të shumicës së deputetëve të Vetëvendosjes, Kuvendi i Kosovës miratoi më në fund Demarkacionin, duke i dhënë fund sagës së këtij ligji.
Me 80 vota pro, saktësisht sa duheshin, dhe 11 kundër, koalicioni qeveritar bashkë me LDK-në miratuan përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Hera e pestë e mbledhjes së Kuvendit ishte vendimtarja, pasi 4 herë seanca u ndërpre nga gazi lotsjellës i hedhur nga deputetët e Vetëvendosjes.
Pas përsëritjes së episodeve me gazin lotsjellës, Kryesia e Kuvendit përjashtoi shumë deputëtë të Vetëvendosjes nga salla, ndërsa 7 prej tyre përfunduan në pranga, pasi dyshohet se janë përfshirë drejtpërdrejt në hedhjen e gazit. Në momentin kur është votuar Demarkacioni, i pranishëm në seancë ka qenë vetëm deputeti i VV-së, Glauk Konjufca.
Vetëvendosje denoncoi praktikat, sipas saj antidemokratike të Kuvendit, e tha se miratimi i ligjit ishte tradhti ndaj vendit.
Por sipas koalicionit qeverisës, miratimi i ligjit është plotësimi i një kushti të rëndësishëm për liberalizmin e vizave.
Miratimi i demarkacionit u përshëndet edhe nga miqtë ndërkombëtare të Kosovës, mes të cilëve ambasadori amerikan Greg Delawie, i cili tha se kjo është një arritje e madhe dhe i hap rrugën Kosovës drejt progresit.
Top Channel