28/12 19:12
Kanë nisur të martat e pelegrinazhit në Kishen e Shën Andonit në Laç.
Pavarësisht motit të keq pelegrinë të shumtë iu drejtuan kishës që ndodhet në kodër. Janë të shumtë pelegrinët të cilët respektojnë të 13 te martat, ndërsa shumë të tjerë i drejtohen Kishës mrekullibërëse për tre të marta rresht.
Ndjekja e tre të martave është ogur i mirë për ata që shokojnë në këtë kishë. E marta e 13-të do të përkojë me 12 qershorin ndërsa 13 qershori është edhe dita kur fluksi i pelegrinëve arrin kulmin pasi shënon edhe ditën e festës në përkujtim të Shenjtit Andon.
Top Channel