Chantel Jeffries, është ish e dashura e këngëtarit Justin Bieber.
Pak kohë më parë ata i dhanë fund marrëdhënies së tyre, pasi mendohet se Justin vijonte të kishte ndjenja për Selena Gomez, me të cilën u ribashkua për tu ndarë sërish disa ditë më parë.
Por ndërkohë që Justin “vuan” ndarjen nga Seelena, duket se ish e dashura e tij po shijon disa ditë pushimi në Miami Beach.
Bukuroshja ka publikuar në rrjete sociale foto ku shfaqet me rroba banjo ngjyrë të bardhë, më të cilat duket e mahnitshme.
Pasi të shohë foton me siguri Justin do të pendohet për atë që ka lënë pas, ose ndoshta ylli kanadez nuk e ka mendjen tek ish të dashurat, pasi sipas mediave ai nuk është mirë nga gjendja emocionale, pas ndarjes nga Selena.
Top Channel