Enxhi Cuku: Do të pranoja të zhvishesha për një rol të mirë

21/03/2018 19:14

U bë e famshme me interpretimin në filmin “Femrat” të vitit 2013, në krah të Ermal Mamaqit dhe karrierën e saj e ka vazhduar duke marrë pjesë në filmin e parë horror shqiptar, “Bloodlands”.

Po flasim për Enxhi Cukun, e cila në studion e “Pasdite në Top Channel” deklaroi se do të pranonte të zhvishej në një film që ia vlen.

“Do të pranoja të zhvishesha për një rol të mirë, për një film me skenar të fortë”, tha 22-vjeçarja.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel