Ratifikimi i marrëveshjes se demarkacionit me Malin e Zi nga Kuvendi i Kosovës në seancën maratonë të ditës së mëkurë ka bërë bashkë edhe Edi Ramën me Lulzim Bashën.

Edi Rama e quan një supervotë dhe ashtu si Haradinaj, kërkon nga BE që të mbajë premtimin për heqjen e vizave për qytetarët kosovarë.

“Një votë e vonuar, por kuptimplotë për Kosovën si shtet që dëshmon seriozitet në angazhimet e veta. Tani Bashkimi Europian t’i përmbahet pa vonesë angazhimit të vet: Liri lëvizjeje pa viza në Europë për qytetarët e Kosovës”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Basha nga ana tjetër e quan akt i fqinjësisë së mirë dhe hap i sigurtë i Kosovës drejt integrimit.

“Ky akt është një kontribut thelbësor në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit në rajon. Partia Demokratike fuqimisht beson se ky akt është një hap i sigurtë i Kosovës drejt proceseve integruese. Ky votim është një lajm i mirë për Kosovën dhe miqtë e saj”, shkruan Basha, po në rrjetet sociale.

Top Channel