25/11 16:24
Është vetëm 24-vjeçe dhe aktualisht është një ndër këngëtaret më të mira, por duket se tashmë do të bëhet edhe nënë për herë të parë.
Bëhet fjalë për Ariana Granden, e cila sipas mediave mendohet se është në pritje të ëmbël me të dashurin e saj, Mac Miller.
Këngëtarja dhe Mac kanë rreth dy vite që janë në një lidhje së bashku dhe duket se Ariana po ndjek shembullin e Kylie Jenner, e cila e mbajti të fshehtë shtatzëninë e saj.
Sipas mediave, Ariana është 2 muajshe shtatzënë.
Top Channel