37-vjeçari vdiq në burg, Drejtësia: Dyshohet infarkt
21/03/2018 17:11
Shkaku i vdekjes së të paraburgosurit në burgun 313 në Tiranë dyshohet se është një infarkt.
Ministria e Drejtësisë thotë se i burgosuri 37-vjeçar, me inicialet A.K., i cili punonte në kuzhinën e këtij burgu është ndjerë keq rreth orës 08:00 të mëngjesit.
Menjëherë stafi mjekësor, thotë Ministria e Drejtësisë i ka dhënë ndihmën e parë mjekësore dhe pak minuta më pas ai është nisur me urgjencë drejt spitalit “Nënë Tereza”, por ka humbur jetën rrugës.
Paraprakisht mjekët mendojnë se i paraburgosuri ka kaluar një infarkt miokardi, por ekspertiza mjeko-ligjore do të përcaktojë saktësisht shkakun e vdekjes së shtetasit A.K.
Top Channel