Mbrëmjen e së hënës ajo ka rritur temperatuat jo vetëm në Kaliforni por edhe në Instagram.

Bëhet fjalë për Rita Orën e cila aktualisht ndodhet në Kaliforni ku po zhvillon disa koncerte, por ka përfituar edhe për të shijuar disa momente relaksi.

Bukuroshja 27-vjeçare ka publikuar një foto ku shfaqet e shtrirë në disa shkëmbinj e veshur me bikini, të cilat i nxjerrin në pah format perfekte fizike.

Autorja e hitit “Hot Right Now” javën e kaluar u fotografua teksa zhvillonte një bisedë miqësore me familjen e ish të dashurit të saj, Rob Kardashian, me të cilat kishte disa vite që nuk kishte asnjë komunikim.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel