Rikthimi në ishull ishte për t’i treguar të treguar të gjithëve se ai është një futbollist klasi. Në moshën 25-vjeçare Mohamed Salah është padyshim sulmuesi më i fortë për momentin në Angli.

4 golat ndaj Watfford në fundjavë kanë çuar në 37 realizimet e tij në 43 ndeshjet e luajtura në këtë sezon, të dhëna të krahasueshme vetëm me Lionel Messin. Mohamed Salah ka bërë që tani të jetë në shënjestrën e klubeve më të rëndësishme evropiane, Real Madrid, PSG dhe Barcelona.

Vlera e sulmuesit egjiptian llogaritet në 240 milionë euro dhe kjo shifër e tundon shumë trajnerin Klopp për ta lënë të lirë sulmuesin. Klopp që insitoi këtë verë për ta blerë nga Roma për 40 milionë euro tani ndihet i plotësuar, por mbi të gjitha krenar që ka arritur të marrë kaq shumë nga sulmuesi.

‘Salah është një sulmues profilik. Te Roma ai luante në krah sepse qendërsulmuesin e bënte Dseko, por ne mësuam ndeshje pas ndeshje se ai është një sulmues i pastër. Salah nuk është e nevojshme ta stërvitësh gjithë javën, por ditën e ndeshjes ai mund të interpretojë shkëlqyeshëm atë që t’i ke në mendje’, tha Klopp.

Top Channel