Ditën e djeshme u publikuan fotot e saj në bordin e një jahti luksoz, ku në sy ra shenja në këmbën e djathtë.

Duke qenë se mediat ishin fokusuar kryesisht tek shenjat e saj pas operacionit, Selena Gomes ka vendosur të reagojë, dhe këtë e ka bërë nëpërmjet një video në rrjetin social Instagram.

Krah videos së publikuar Selena ka një mesazh për të gjithë, pasi sipas saj më shumë rëndësi ka shëndeti sesa perfeksioni.

Verën e vitit të kaluar këngëtarja dhe aktorja, iu nënshtrua një operacioni për transplantin e veshkës, pasi vuante nga sëmundja e lupusit.

Shenja e mbetur në këmbën e saj të djathtë mbeti pas operacionit, si pasojë e komplikimeve të shfaqura.

Pasi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për ndarjen me Justin Bieber, Selena ka zgjedhur të largohet drejt Sydneyt për të pushuar me shoqërinë e saj.

FOTO GALERI
4/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA