Çdo ditë vjen ndryshe dhe çdo ditë mahnit fansat me bukurinë e saj.

Bëhet fjalë për Emily Ratajkowski, e cila mbrëmjen e së hënës “ndezi” rrjetet sociale me fotot provokuese, ndërkohë që sot është shfaqur krejtësisht ndryshe.

Bukuroshja u fotografua teksa shëtiste në rrugët e Los Angeles këtë mëngjes, e veshur mjaft sport.

Një fustan jeshil të shkurtër, i cili i ekspozonte këmbët elegante, atlete të bardha dhe krahëve kishte hedhur një xhaketë xhins.

Modelja dhe aktorja 26 vjeçare, e cila është cilësuar si një ndër më të bukurat në ekspozimin e linjave të të brendshme, aktualisht është e martuar, por pavarësisht kësaj asgjë nuk e ndalon atë të publikojë foto provokuese.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA