Vetëm pak ditë më parë zyrtarizuan ndarjen e tyre, pas një periudhe dy vjeçare, por duket se asnjëri nga të dy nuk është penduar për këtë.
Bëhet fjalë për supermodelen Gigi Hadid dhe Zayn Malik, të cilët vetëm pak ditë pas ndarjes janë fotografuar nën shoqërinë e “partnerëve” të rinj.
Gigi tashmë po përflitet se ka nisur një lidhje të re me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton.
Supermodelja dhe Hamilton kanë bashkëpunuar sëbashku, pasi janë imazh i një reklame të Tommy Hilfiger.
Hamilton, është personazhi VIP më i preferuar i femrave më të njohura si: Kendall Jenner, Winnie Harlow dhe Rihannën.
Ndërsa pas nuk ka mbetur as ish i dashuri i Gigit, Zayn, i cili pak ditë më parë u fotografua teksa përqafohej me një tjetër femër, ndërkohë që tatuazhin e syve të Gigit në kraharorin e tij ai e ka hequr.
Top Channel