Erand Sojli: Mall për skenën e Portokallisë
20/03/2018 19:14
Erand Sojli aktualisht po punon për një projekt filmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nuk e harron “Portokallinë”.
“Vazhdoj ta ndjek Portokallinë, në Amerikë i bie të transmetohet në orar dreke. Mbaj mend kur më zgjodhën Agron Llakaj dhe Altin Basha. Unë nuk i shikoja dot ata që po më dëgjonin, por vetëm dëgjoja të qeshurën e Agron Llakajt”, kujton Erandi.
Aktori i mirënjohur nuk harron edhe njeriun të cilit i takon merita që shqiptarët qeshin çdo të dielë.
“Merita i takon njeriut të madh, Dritan Hoxhës. Me këmbënguljen e tij që ne të ishim më të mirët, duke na plotësuar çdo kusht, edhe mbi nevojat tona, ne u bëmë makina që prodhonim humor në Shqipëri”, deklaroi Erandi.
Top Channel