Dua Lipa është një ndër këngëtaret shqiptare, e cila po korr çdo dit një sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e saj muzikore.

Një karrierë e cila ka nisur që në moshë të vogël, por që tashmë ajo njihet si një ndër artistet e cila ka bërë histori pasi në “Brit Awards”, u bë artistja e parë femër që merrte 5 nominime brenda një viti.

Lidhur me karrierën e saj, Daily Mail i ka kushtuar një reportazh Dua Lipës, duke e kthyer atë disa vite pas.

Prestigjozja ka publikuar një video të fëmijërisë së Dua Lipës, e cila në Prishtinë shfaqet duke kënduar këngën e Alicia Key “No One”.

Daily Mail përshkruan me detaje jetën e Dua Lipës. Prestigjozja shkruan se këngëtarja ka lindur në Londër por më pas është zhvendosur në Prishtinë së bashku me prindërit e saj kur ishte në moshën 11 vjeçare.

Në videon e publikuar nga DailyMail, Dua Lipa shfaqet duke kënduar sëbashku miken e saj, Diellza Dobroshi, e cila sot është një fashion blogger në Paris.
Por Dua Lipa lë Kosovën në moshën 15 Vjeçare, për tu rikthyer në Londër ku vijoi ëndrrën e saj për muzikën.

Prestigjozja ka siguruar edhe një interviste më një nga miqtë e Dua Lipës, Andi Selimi,i cili ishte në të njëjtën shkollë me këngëtaren.

Në intervistën e siguruar, miku i Dua Lipës thekson: “Ajo ishte një vajzë e mirë me ëndrra të mëdha për një karrierë në muzikë. Ishte e zgjuar dhe gjithmonë donte të mësonte gjëra të reja. Luajtëm në një film së bashku kundër drogës. E donte muzikën hip-hop dhe kishte të njëjtën fytyrë të këndshme si tani. Të gjithë e pëlqenin. Ishim miq të ngushtë, por nuk kam folur me Duan që kush u zhvendos në Londër”.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA