
Përkujtohet patrioti Avdi Rexha! Bust dhe libër për pajtuesin e gjaqeve në Tropojë
14/03 20:15
Një minator ka humbur jetën në Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në një nga galeritë e zonës D ku 66 vjeçari Enver Koçi ishte duke punuar.
Sipas informacioneve që jep policia mësohet se 66-vjeçari punonte si zjarrmtar dhe ka qenë duke vendosur eksploziv për hapjen e minierës kur një masiv dheu është shkëputur duke e zëne poshtë.
Në ndihmë të tij kanë shkuar minatorët e tjerë, por fatkeqësisht nuk mundën dot që ta nxirrnin të gjallë.
Policia po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Top Channel