Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nëpërmjet një shkrese zyrtare u kërkon 64 oepratorëve të biznesit që importojnë plehërat për përdorim në bujqësi u ka sjellë në vëmendje kërkesat rregullatore , si kusht i pakalueshëm i lejimit te importit ose jo të tyre.
Kjo nismë vjen pas shqetësimeve të fermerëve, në lidhje me vendosjen në treg të plehrave të përdorimit përbujqësinë me cilësi të ulët, të paregjistruara nga Komisioni i regjistrimit dhe pa etiketimin në gjuhën shqipe, ka intensifikuar kontrollet për të gjithë operatorët e biznesit, të cilët importojnë plehra kimike të përdorimit në bujqësi, në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar si dhe në terren, me qellim për të identifikuar shkeljet dhe ndëshkuar sipas rastit, nëzbatim te legjislacionit në fuqi.
Plehra te cilat nuk kane emërtimin “EC FERTILIZER”, lejohen të importohen ne vendin tone vetëm nëse janë te regjistruara nga Komisioni i Regjistrimit i cili funksionon ne MBZHR, thotë AKU.
Te gjitha tipet e plehrave te përdorimit për bujqësinë qe lejohen te importohen ne vendin tonë duhet të jenë të pajisura me dokumentacionin shoqërues si certifikatën e origjinës, certifikatën e analizës, si dhe etiketën në gjuhën shqipe – e cila duhet të jetë e stampuar në ambalazhin bazë.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bën thirrje fermerëve, që të mos blejnë plehra të përdorimit për bimësinë, të cilat janë të paregjistruara, tëpa certifikuara,pa etiketimin në gjuhën shqipe dhe të pajisen në blerje me kupon tatimor, si një element me shumë rëndësi që tregon se ky subjekt i nënshtrohet kontrolleve periodike nga AKU.
Top Channel