
24/02 19:13
Pak javë më parë zbuloi se është në pritje të ëmbël, ndërkohë që më pas publikoi foto me barkun e rrumbullakosur.
Bëhet fjalë për këngëtaren Adelina Tahiri, e cila tashmë ka nisur edhe blerjet e para për djalin e saj, i cili për pak muaj pritet të vijë në jetë.
Bukuroshja ka publikuar disa foto në rrjetin social Instagram, ku ka zbuluar edhe dhuratën e parë për fëmijën e saj, karrocën ngjyrë blu.
Këngëtarja vitin e kaluar u martua në një ceremoni të fshehtë me binzesmenin maqedonas, ndërkohë që fansat e saj presin që Adelina të bëjë publik edhe emrin që ka zgjedhur për djalin e saj.
Top Channel