Një frymëmarrje lehtësimi për Arsenalin, klub që mund të mbështetet në shërbimet e sulmuesit Danny Welbeck në sfidën e dyfishtë ndaj CSKA-së së Moskës në çerekfinalet e Europa League.

UEFA, organizmi më i lartë drejtues i futbollit europian, ka vendosur të mos marrë asnjë masë disiplinore ndaj qendërsulmuesit anglez, pas atij simulimi amatoresk në ndeshjen me Milanin, kur u bë protagonist i një rrëzimi pa shkak në zonën e rreptësisë, duke u kushtuar kuqezinjve një penallti të paqenë dhe barazimin e përkohshëm 1-1 të asaj sfide.

Welbeck rrezikonte të skualifikohej për simulim, por pamjet filmike duket se nuk ia kanë dalë të tregojnë në mënyrë të qartë dhe të pakontestueshme veprimin e pahijshëm të lojtarit.

Në këtë mënyrë, lojtari i cili gjatë episodit me Ricardo Rodriguez u rrëzua në mënyrë aspak sportive, do të jetë në dispozicion të trajnerit Wenger për çerekfinalet ndaj rusëve të CSKA-së, më 5 dhe 12 prill.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel