Përplas për vdekje çiklistin dhe largohet, arrestohet 22-vjeçarin

19/03/2018 17:22
Foto Arkiv

57-vjeçari Hamza Muça ishte duke udhëtuar me biçikletë kur është përplasur për vdekje nga një automjet.

Aksidenti i rëndë rrugor ka ndodhur në rrugën Transballkanike në qytetin e Vlorës në orët e pasdites së të hënës.

Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin tragjik, është identifikuar si 22-vjeçari Arsjon L.

Ky i fundit është larguar nga vendi i ngjarjes, por u arrestua pak më vonë nga policia.

Top Channel