Panucci mbledh skuadrën; Synime të mëdha në Europian, afrohen lojtarë të rinj

19/03/2018 12:22

Cristian Panucci po bën gati ekipin e kombëtares. Ai tregoi sot punën që ka bërë për të krijuar grupin që do të marrë pjesë në Europianin e vitit 2020.

“Mosha mesatare e skuadrës është 25 vjec e 1 muaj. Grupi po formohet, por grumbullojmë lojtarë të rinj duhet t’i provojmë për eliminatoret e Euro 2020. Sadikun e njoh, por po luan shumë pak, megjithatë kemi një javë kohë për të parë rekuperimin e tij. Do të kemi Balaj dhe Cikalleshi, 3 alternativa në sulm që mua më pëlqen. Është normale që ndjek kampionatin shqiptar jam trajneri i Shqipërisë. Gavazaj dhe Abazaj janë lojtarë që më pëlqejnë për mënyrën sesi luajmë ne si skuadër dhe ishte e drejtë grumbullimi i tyre në skuadër. Është një tregues se ai që shfaqet mirë në Superligë ka vend në kombëtare. Përsa i përket ndeshjes. Më pëlqen të fitoj duke luajtur futboll si në ndeshjen me Turqinë. Kam marrë 4-5 lojtarë të rinj për t’i parë në stërvitje. Jam i bindur se kam një kontigjent futbollistësh për eliminatoret e Evropiani”, u shpreh Panucci.

Top Channel