Mbrëmja e radhës në NBA regjistroi një surprizë të dyfishtë; dy skuadrat që kryesojnë klasifikimin e Konferencës së Lindjes, Toronto dhe Bostono kanë pësuar humbje. Skuadra kanadeze u ndal në fushën e saj, në Air Canada Center nga Oklahoma 125-132 duke ndërprerë serinë e 11 fitoreve radhazi.

Rezultati i ndeshjes ishte në pikëpyetje gjatë gjithë kohës ku herë e merrte njëra skuadër kryesimin e herë tjetra. por në fund ajo që doli e fituar ishte Oklahoma që kishte në një formë të shkëlqyer Russell Westbrook që shënoi 37 pikë, rrëmbeu 13 topa në tabelë e dha 14 assist.

Ndërsa Bostoni u dorëzua përballë New Orleans që e mbylli ndeshjen 108-89 në favorin e saj. Bostoni krijoi një avantazh prej 8 pikësh në periodën e parë duke lënë të mendohej se do ta kishte shumë të lehtë fitoren e kësaj ndeshjeje, por gjërat tërësisht në gjysmën e sfidës me Bostonin që pati probleme në shënimin e pikëve, situatë nga e cila përfitoi New Orleans që arriti të krijojë një avantazh deri në 23 pikë me Celtics me këtë të fundit që pësoi humbjen e 3 në 4 ndeshjet e fundit.

Për New Orleans Pelicans, shkëlqeu Anthony Davis që e mbylli ndeshjen me 34 pikë personale.

Në ndeshjet e tjera, Houston fitoi ndaj Minnesotës 129-120, ndërsa LA Clippers humbi me Portland 109-122

Top Channel