Leila Kraja: Vajzat e “Digitalb”, akulloret e mia të preferuara

19/03/2018 12:07

Leila është një nga gazetaret sporive, e cila prej disa kohësh i është bashkuar “Digitalb”.

Atë e shikojmë jo vetëm në studio në emisionin “Bar Skedina” por edhe në lidhje direkte me futbollistë në fushën e gjelbër e jo vetëm. Ekrani duket si pasioni i saj më ri, pasi prej kohësh ajo merret me modeling, duke realizuar sete të shumtë fotografikë. Këtë mëngjes ajo ishte në “Wake Up” ku rrëfeu dhe raportet që ka me koleget e saj në ” Digitalb”.

Ajo thotë se “nuk më pëlqejnë futbollistët, preferoj artistët!”

Ndërkohë që flet dhe për meshkujt shqiptarë. “Meshkujt shqiptarë të sjellshëm, nuk më lënë të fus dorën në xhep…”, thotë ajo.

Top Channel