Është një ndër këngëtarët më të njohur, këngët e të cilit janë shndërruar në hite në mbarë botën, por edhe në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Malumën, i cili është edhe autor i këngëve të njohura në bashkëpunim me Shakirën si: Chantaje apo Trap.

Por këtë herë Maluma vjen ndryshe, ai ka folur shqip.

Siç dihet, shpesh artistët e famshëm në rrjetet e tyre sociale, ku numërojnë miliona ndjekës nga e gjithë bota, dalin Live dhe presin komente nga fansat, e më pas u kthejnë atyre përgjigje për çdo pyetje të drejtuar.

Këtë herë Maluma ka marrë një përshëndetje mjaft të veçantë nga një shqiptare në Instagramin e tij.

Një nga fanset e tij ka shkruar ‘O ta ha zemrën mashallah baby’, fjali të cilën këngëtari më pas e ka lexuar në shqip.

Ndoshta kjo aftësi e Malumës vjen për shkak se ai ka mikesha shqiptare si Rita Ora dhe Bebe Rexha, me të cilën është përfolur edhe për një lidhje dashurie

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA