Gjen 75 mijë dollarë, ia kthen të zotit

19/03/2018 10:28

Një sasi prej 74.404 dollarë, një smartphone dhe një orë dore thuhet se është lënë nga një pasagjer në një avion që vinte nga Kuvajti në aeroportin e Stambollit, “Ataturk”.

Huyrriet Daili News raporton se sasitë e parave, konkretisht 71.420 dollarë, 2700 euro dhe 40 lira turke, smartphone dhe ora e dorës u gjetën nga Ahmet Kanat, një punonjës i Shërbimit të Pastrimit të Aeroportit.

Kanat i gjeti ato nën një batanije teksa ishte duke pastruar sediljet e avionit, raporti media turke. Ato iu kthyen pasagjerit që ndodhej në fluturimin TK 771, nga Kuvajti në Stamboll, por nuk bëhet i ditur identiteti i tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA