
Shqipëria, një “qytet” me të huaj! Jo vetëm destinacion turistik, por edhe punësim. Mbi 10 mijë shtetas kërkuan leje qëndrimi në 7 muaj
21/08 19:35
Prej 10 ditësh, 12 familje në fshatin Dardhë të Fushë -Arrezit nuk futen dot në shtëpitë e tyre. Disa prej shtëpive janë bërë të pabanueshme si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu ndërsa të tjerat rrezikojnë të shemben në çdo moment.
Shtëpia e Kin Mirashi është më e dëmtuara. I shpëtuan vdekjes por tashmë për të hyrë në atë që deri dje ishte e gjithë jeta e tyre, i mbetet vetëm dritarja nga ku mundohet të shpëtojë çfarë i ka mbetur.
Bashkëshortja e Kinit se bashku me fëmijët janë strehuar në kishën e fshatit, ndërsa banorët e tjerë te të afërmit.
Një ekip pune qëndron 24 orë në zonë por Bashkia e Fushë- Arrëzit nuk ka mundësi për zgjidhje afatgjatë.
Top Channel