Prej disa muajsh tregu në bashkinë e Cërrikut është i improvizuar në rrugë nga vetë tregtarët. Nisja e punimeve për tregun e ri nxori në rrugë dhjetëra tregtarë, të cilët tashmë janë të detyruar të ushtrojnë aktivitetin e tyre në rrugë mes shiut, baltës, diellit apo pluhurit.

Përveç frutave e perimeve kësaj situate nuk i ka shpëtuar as produktet e bulmetit, të cilat po ashtu shiten në mes të rrugës.

Ndërsa një situatë e tillë e krijuar prej disa muajsh duket se i ka shpëtuar edhe syrit të AKU-së, e cila është përgjegjëse e drejtpërdrejtë për konsumatorin.

E kontaktuar në telefon nga Top Channel, Bashkia e Cërrikut bën me dije se situata është krijuar për shkak të punimeve për ndërtimin e tregut të ri, i cili pritet shumë shpejt të jetë gati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA