Tragjedi në familjen e yllit të Bayernit, mesfushori largohet nga grumbullimi dhe mungon në sfidën me Arsenalin
Federer vijon të fitojë në vitin 2018. Tenisti zviceran mundi Borna Coric në turneun Masters të Indian Wells-it, duke kaluar në finalen e këtij evenimenti, ndërkohë që e çoi në 17 numrin e fitoreve për këtë vit, duke përmirësuar rekordin e tij në fillimin e vitit 2006 me 16 fitore radhazi.
Federer, i cili arriti të mbajë kreun e renditjes ATP, nuk e pati aspak të lehtë ndeshjen gjysmëfinale të turneut kalifornian me tenistin kroat, të cilin e mundi me rezultatin 2-1 pas 2 orë e 20 minutash lojë, ku 36-vjeçari këtë radhë u ndihmua nga eksperienca e tij. Coric fitoi setin e parë 7-5, por Federer diti të reagojë në momentet e duhura dhe arriti të fitojë dy setet e tjerë 6-4 dhe 6-4.
Përballë Federerit, i cili kërkon të mbrojë titullin e fituar vitin e kaluar, në finale do të jetë Juan Martin Del Potro. Argjentinasi u përball në gjysmëfinale me Milos Raonicin, sfidë të cilën e pati shumë të lehtë. Del Potro i mbylli shumë shpejt llogaritë e kësaj sfide me tenistin kanadez, duke i fituar setet 6-2 dhe 6-3, në 1 orë e 5 minuta.
Finalja e këtij viti në Indian Wells do të jetë përballja e 25 mes Federer e Del Potros. Bilanci i 24 sfidave të mëparshme anon dukshëm nga zvicerani, që ka 18 fitore kundrejt 6 të Del Potros.
Top Channel