Live/ “Rama n’burg, Berisha n’burg”, dita e 13-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit pas tensioneve me mbështetësit e PS-së Ndërtimi i rrugëve dhe më pas ndërhyrjet në to për shtrimin e rrjetit të kanalizimeve apo energjisë është bërë shpesh shkak për shkatërrimin e tyre.
Së fundmi, aksi nacional Elbasan-Labinot është çarë në çdo 600 metra të tij, ndërsa pas mbylljes së kanaleve janë lënë bordura të ngritura, të cilat janë bërë shqetësim për drejtuesit e mjeteve. Nuk mungojne as aksidentet.
Sipas burimeve nga OSHEE-ja, në këtë aks rrugor është punuar për shtrimin e linjës 20 kw, ndërsa, po sipas të njëjtave burime, duhet pak kohë derisa rruga të shkojë në nivel dhe më pas të bëhet një ndërhyrje e dytë për ta çuar atë në gjendjen fillestare.
Por, koha ka treguar se ndërhyrjet në rrugë asnjëherë nuk kanë shkuar në gjendjen fillestare dhe janë bërë shkak për shkatërrimin e tyre.
Top Channel