![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/06/vlcsnap-2024-06-15-22h39m13s071_sd-800x450.jpg)
15/06 23:04
Belen Rodriguez dhe Andrea Iannone, është çifti më i komentuar për shkak të pasurisë dhe bukurisë së tyre.
Këtë fundjavë çifti ka vendosur të pushojë në Katar, së bashku me djalin e tyre.
Nga fotot e publikuara Belen përveçse në forma perfekte fizike, shfaqet edhe si një nënë mjaft e përkushtuar, pasi gjatë gjithë kohës ajo luan me djalin e saj, Santiago.
Megjithatë Belen gjatë një interviste dhënë për mediat është shprehur se shumë shpejt familja e saj do të zgjerohet, pasi ka në plan që të sjellë në jetë një tjetër fëmijë.
Top Channel