Në Premier League, Liverpool shkatërroi Watfordin në Anfield me rezultatin 5-0 dhe ngjitet në vendin e tretë të klasifikimit me 2 pikë më pak se Manchester United.

Njeriu i ndeshjes për skuadrën e Jurgen Klopp u bë Mohammed Salah që shënoi 4 herë në portën e Watford duke e cuar në 28 numrin e golave personalë në premier League dhe të 36 në të gjitha kompeticionet në këtë sezon.

Salah e hapi festivalin e golave në minutën e 5 për të gjetur më pas rrugën e rrjetës edhe në minutat 43,77 dhe 85. Mes këtyre golave të egjiptianit ishte ai i minutës së 49 i shënuar nga Firmino. Fitore në Premier League shënoi edhe Everton që mundi Stoke City 2-1, ndërsa Crystal Palace fitoi në fushën e Huddersfield 2-0.

Top Channel