Spal ka arritur të marrë një pikë me mjaft vlerë për mbijetesë në Serie A, aq më pak kur arrin që t’ia marrë ndaj një kundërshtari si Juventus. Por ky rezultat është thuajse një humbje për bardhezinjtë që synojnë të marrin edhe këtë vit titullin kampion.

Pas 12 fitoresh radhazi, vjen edhe ndalesa për Juventusin, teksa nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 në transfertën ndaj Spalit.

Barazimi i bardhë në stadiumin “Paolo Mazza” ndez shpresat e Napolit që luan të dielën kundër Genoas, duke qenë një mundësi e artë për t’iu afruar rivalëve të Juventus.

E nëse Napoli do të triumfojë diferenca mes tyre do të shkonte në 2 pikë, e ndoshta titulli do të përcaktohet në ndeshjen direkte që do të luhet më 22 prill.

Top Channel