Manchester United është skuadra e dytë gjysmëfinaliste e Kupës së Anglisë. Skuadra e Jose Murinjo eliminoi në çerekfinale skuadrën e Brighton në ndeshjen e zhvilluar në Old Trafford me rezultatin 2-0 duke e lënë pas krahëve eliminimin nga Champions League.

Manchester United priti deri në minutën e 37 të pjesës së parë kur Lukaku shënoi golin e avantazhit në 1-0.

Rezultati nuk ishte i sigurt deri në minutën e 83-të kur Matiç e ndëshkoi Brighton duke shënuar dhe golin e dytë të takimit me Manchester United që është mes 4 më të mirave të kompeticionit.

Dy skuadrat e tjera gjysmëfinaliste do të dalin nga sfidat Wigan-Sauthempton dhe Lester-Çelsi

Top Channel