Tottenham është skuadra e parë gjysmëfinaliste e Kupës së Anglisë. Skuadra londineze mposhti me lehtësi Swansea me rezultatin 3-0 pavarësisht mungesës së Harry Kane për shkak dëmtimi

Ai që mori përsipër të drejtojë skuadrën e Pochettinos drejt kualifikimit mes 4 më të mirave të këtij kompeticioni ishte Christian Eriksen.

Danezi zhbllokoi rezultatin në minutën e 12 të ndeshjes duke i dhënë avantazhin 1-0 Tottenhamit. Në fundin e pjesës së parë Lamela ndëshkoi sërish Swansea duke shënuar golin e dytë për Hotspurs.

Në pjesën e dytë, Tottenhami gjeti edhe një gol tjetër përsëri me Eriksen që plotësoi dygolëshin e tij personal për të fiksuar rezultatin 3-0 për Tottenhamin.

Top Channel