Dy dhurata nga Wolfsburg, Schalke “blindon” vendin e dytë

17/03/2018 21:46

Blutë mbretërorë, në një sfidë që ishin shumë pranë humbjes, arritën ta fitonin në fund falë dy gabimeve të vendasve. Mjaftuan dy dhurata të Wolfsburgut që Schalke të blindonte vendin e 2-të në Bundesligë, duke fituar 0-1 në transfertën e “Volkswagen Arena”.

Wolfsburg që kërkonte pikë për mbijetesë, pati mundësinë për të marrë epërsinë në minutën e 75-të, por Verhaeg gaboi nga pika e bardhë duke lënë gjithçka në baraspeshë.

Ndërkohë që 4 minuta nga fundi, Robin Knoche gabimisht dërgoi topin në rrjetën e tij, duke i dhënë epërsisë Schalkes, që në pjesën më të madhe të ndeshjes vuajti lojën e shpejtë të vendasve.

Në minutat e mbetura, miqtë arritën të ruajnë fitoren, duke marrë pikët maksimale nga një transfertë tejet e vështirë e duke pasur tashmë një +4 në klasifikim mbi Dortmundin, që ka një ndeshje më pak.

Top Channel