![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/06/45454545445-800x450.jpg)
16/06 23:08
Kjo e premte e ka gjetur këngëtaren Demi Lovato në skenë duke bërë një performancë krejtësisht ndryshe nga të tjerat.
Këngëtarja ndodhet në New York së bashku me kolegen e saj, Iggy Azalea, pasi të dyja janë pjesë e një turi muzikor.
Gjatë interpretimit të “Tell Me You Love Me” në qendrën Barclays, Brooklyn, Demi u shfaq e veshur me të bardha në shtratin e improvizuar në skenë.
Dy bukuroshet elektrizuan publikun kur nisën të performonin së bashku në skenë.
Top Channel