Botohet libri dedikuar jetës së saj, revoltohet Mbretëresha Elizabeth

17/03/2018 14:38

Mbretëresha Elizabeth është revoltuar shumë kur zbuloi se detajet e të brendshmëve të saj kishin përfunduar të shkuara në një libër.

Detaje jo shumë pikante, por disa aluzione ishin të mjaftueshme për ta bërë Madhërinë të humbasë durimin e saj.

82 vjeçarja Jane Kenton, pronarja historike e markës të të brendshmeve Rigby & Peller, pati guximin për të treguar disa të fshehta në lidhje me udhëheqësit në Buckingham Palace në librin e saj “Storm in a D Cup”. Kaq mjaftoi dhe një stuhi e vërtetë shpërtheu!

Për Rigby & Peller menjëherë u bë revokimi i urdhrit mbretëror, një lloj “licencë zyrtare” për furnizuesit e familjes mbretërore, një privilegj që kompania kishte që nga viti 1960.

Një reagim ndoshta i ekzagjeruar, por që është në përputhje me durimin dhe karakterin e vrullshëm të Mbretëreshës Elizabeth.

Megjithatë, Jane Kenton është justifikuar, pasi sipas saj nuk është zbuluar asgjë pikante, si përshembull madhësia e gjoksit të Mbretëreshës dhe aq më pak shijet e saj përsa i përket të brendëshmëve.

Por libri ka të tjera detaje kompromentuese. Sipas autores duket se Princesha Diana kishte një zakon për të kërkuar postera me modele gjysmë-lakuriq, për t’ia dhuruar në atë kohë djemve të saj adoleshentë, William dhe Harry.

Të vërteta apo të sajuara, Buckingham Palace në deklaratën e tij zyrtare ka qenë e qartë: “Libri nuk është i pëlqyer.”

FOTO GALERI
8/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA