Italia është me një trajner të përkohshëm, ndërkohë që vazhdon intensivisht puna për të gjetur një të përhershëm dhe emri i preferuar mbetet Carlo Ancelotti.

Pak ditë më parë, trajneri i shkarkuar i Bayern Munchen la të nënkuptohej se ai po e mendon idenë e drejtimit të ekipit kombëtar, edhe pse e ka quajtur pak shpejt marrjen e një vendimi përfundimtar. ANSA ka kontaktuar në Nju Jork trajnerin italian për mundësinë e afrimit në krye të kombëtares italiane.

“Costacurta është njeriu i duhur për ekipin kombëtar dhe unë e njoh shumë mirë. Por unë për momentin jam ende zyrtarisht nën kontratë. I duhet dhënë kohë vendimit për ekipin kombëtar dhe për më shumë duhet të vlerësohet edhe puna e trajnerit Di Biagio”, tha Ancelotti.

Por duket se për të kuptuar se kush do të jetë trajneri i ekipit kombëtar të Italisë, nuk duhet të presim muajin qershor, pasi një ide më e qartë mund të jepet pas përfundimit të dy ndeshjeve miqësore që do të luhen më 23 dhe 27 mars. Të paktën këtë ka lënë të nënkuptohet Costacurta. Ndërkohë në garë për pankinën e Italisë është edhe Mancini, që pohoi se: “Të drejtosh Italinë nder dhe prestigj”.

Top Channel