Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, u ndalua sot nga Policia pasi akuzohet nga Prokuroria për shpërdorim detyre, në çështje që lidhen me ndarjen e tokave në bregdet.
Ndalimi i tij erdhi pasi Gjykata aprovoi kërkesën e akuzës, duke dhënë masën arrest me burg. Së bashku me kryebashkiakun është ndaluar edhe n/kryetari i Bashkisë së Lezhës, Enver Hafizi, si dhe 21 persona të tjerë. Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.
Mësohet se hetimet kanë nisur shtatorin e kaluar, kur me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Lezhës vendosi sekuestron mbi një sipërfaqe trualli prej 285 mijë metrash katrorë në bregdetin e quajtur “Rana e Hedhun”, në Shëngjin.
Prokuroria dyshon se sipërfaqja në fjalë është përvetësuar nga disa persona përmes falsifikimit të dokumenteve, duke ia shitur atë më pas personave të tjerë. Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, erdhi në krye të Bashkisë pas zgjedhjeve vendore të vitit 2015, ku garoi si përfaqësues i Partisë Demokratike.
Urdhër arrestet e ekzekutuara
Fran Frrokaj, kryetar i bashkisë së Lezhës
Enver Hafizi, nënkryetar i bashkisë së Lezhës
Gjelina Vocaj, shef kadastre, arrest shtepie
Artemis Haxhia, jurist, arrest me burg
Gjok Ndoka, kryetar i këshillit të qarkut, arrest me burg
Dilaver Neli, specialist i këshillit të qarkut, arrest me burg
Enkelejd Zefi, inxhinier hipoteke, arrest me burg
Pjetër Gjoni, arrest me burg një nga përfituesit e tokës
Top Channel