Hiqen inertet nga zonat e banuara, bashkia i kthen në mjedise shlodhëse

16/03/2018 10:13

Krahas nismave të tjera bashkia e Tiranës vijon punën për largimin e inerteve nga zonat e banuara.

Aksioni i fundit ka qenë në zonën e njohur si ish-Astiri, e më pas do të vijojë në Fresk dhe Liqeni i Thatë.

Përmes mjeteve të rënda është mundësuar që në katër pika të zonës së Astirit në kryeqytet të bëhet largimi i mbetjeve të ngurta dhe i grumbujve të plehrave të cilat ishin kthyer jo vetëm në burim infeksioni, por njëkohësisht edhe në rrezik aksidentesh.

Falë kësaj ndërhyrje jo vetëm që ky rrezik është shmangur, por njëkohësisht ka nisur puna edhe për rehabilitimin e këtyre shesheve në hapësira çlodhëse për banorët e zonës së Astirit.

Top Channel